Brazili mposhti Kroacinë
03 qershor 2018
| 17:55
Brazili e ka mposhtur në miqësor Kroacinë, me rezultat 2-0.
Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” i takoi brazilianëve, të cilët fituan me dy golat e shënuara në pjesën e dytë.
Ylli i PSG-së, Neymar realizoi në minutën e 69-të, kurse Roberto Firmino në minutën e fundit e vulosi rezultatin final 2-0.
Të dyja këto kombëtare do të marrin pjesë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
/Epoka e re/