Brazili në ankth, përkeqësohet gjendja e Peles  

22 dhjetor 2022 | 14:07

Prej tre javësh i shtruar në një spital në San Paolo, Pele vijon të jetë në terapi intensive, por gjendja e tij shëndetësore jo vetëm që nuk po përmirësohet, por vjen në përkeqësim.

Sipas raportit të fundit mjekësorë: “ka një progresion të sëmundjes onkologjike dhe kërkon trajtim të mëtejshëm në lidhje me mosfunksionimin e veshkave dhe zemrës”.

Në lidhje me gjendje e Pele, ka reaguar edhe vajza e tij, Flavia Arantes: “Krishtlindja jonë në shtëpi është anuluar. Së bashku me mjekët kemi vendosur, që për shumë arsye, është më mirë të qëndrojmë këtu, me të gjithë mjekimet e duhura”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur të…