![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/auto_brazil1561703987.jpg)
Brazili në gjysmëfinale të Copa America
28 qershor 2019
| 10:43
Brazili ka kaluar në gjysmëfinale të Copa America, pasi ka mposhtur Paraguain pas penaltive në çerekfinale.
Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me rezultat 0 me 0.
Në penalti, brazilianët fituan 4 me 3 për të prekur gjysmëfinalen, ku pret fituesin e çerekfinales Venezuela-Argjentina.