Brazili nuk lejon befasi, kualifikohet në çerekfinale

02 korrik 2018 | 17:54

Kombëtarja e Brazilit nuk ka lejuar befasi dhe është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës.

Brazilianët sot e mposhtën me rezultat 2-0 Meksikën, që nuk arriti t’i bëjë ballë yjeve brazilian në krye me Neymarin. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, kurse gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë Brazilia shënoi golin e parë nëpërmjet Neymarit.

Ndërsa rezultatin 2-0 e vulosi zëvendësuesi Roberto Firmino që shënoi dy minuta para fundit të ndeshjes. Brazili në çerekfinale e pret fituesin e ndeshjes Belgjikë-Japoni.

https://twitter.com/twitter/statuses/1013802148813996032

https://twitter.com/i/status/1013811582512623616

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Meksikë, 64-vjeçari i krahut të majtë Andres Manuel Lopez…