Brazili përjashton Antonyn, kjo është arsyeja
05 shtator 2023
| 15:34
Antony është përjashtuar nga ekipi i Brazilit, pas publikimit të akuzave për dhunë ndaj ish të dashurës këtë të hëne.
Sipas njoftimit të lëshuar nga kombëtarja braziliane, thuhet se pas publikimit të rastit, është vendosur që Antony të largohet nga lista e të ftuarve.
“Në dritën e fakteve që dolën në dritë të hënën në lidhje me lojtarin e Manchester United, Antony, të cilat duhet të hetohen, dhe për të mbrojtur viktimën e supozuar, lojtarin, kombëtaren braziliane dhe CBF, organizata informon se atleti është hequr nga kombëtarja braziliane”, thuhet në reagim.
Antony këto akuza i ka quajtur false, duke shtuar se është plotësisht i pafajshëm dhe nuk ka të bëjë asgjë me rastin.