Brazili përmes penaltive eliminon Meksikën
Futbollistët e Brazilit, janë finalistët e parë në turneun olimpik të futbollit në “Tokio, pasi që në gjysmëfinale mundën Meksikon, pas ekzekutimit të penaltive me 4-1. Ndeshja në kohë e rregullt dhe atë të shtesave, 2 x 15 min, u mbyll me barazim pa gola.
Edhe pse Brazili ishte favorit, Meksiko edhe njëherë dëshmoi se është një kombëtare serioze dhe nuk lejoi që “kariokët” të vijnë deri te momenti i shënimit të golit përgjatë 120 minutave lojë. Mirëpo në ekzekutimin e penaltive, Brazili nuk gaboi asnjë goditje, me çka hapi rrugën drejt finales.
Brazili do të mundohet të mbrojë titullin e fituar në Lojërat Olimpike në Rio De Zhaneiron, kundër kombëtares më të mirë nga dueli Japoni-Spanjë.
Kujtojmë se sfidat për medaljen e bronzit dhe ajo për medaljen e artë, do të zhvillohen gjatë ditës së premte.