Brazili shënon shifrën më të lartë me Covid-19 brenda një dite
30 maj 2020
| 14:23
Brazili ka raportuar 26 928 raste me koronavirus brenda 24 orëve. Ky është numri më i lartë i të prekurve brenda një dite që është shfaqur atje.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 atje ka shkuar në 465 166. Brazili është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Amerikën Jugore.
Brenda 24 orëve të fundit atje kanë ndërruar jetë 1 124 persona, numri i përgjithshëm nga ky virus atje është 27 878 më i lartë se ai në Spanjë.
Nga Ministria e Shëndetësisë atje kanë thënë se nuk ka asnjë mënyrë për ta parashikuar se deri ku do të arrijë virusi atje, shkruan “BBC”.