Bredhi rikthehet në qytetin e Çernobilit

28 dhjetor 2019 | 16:28

Bredhi apo jo që njihet gjerësisht si pema e Krishtlindjes është vendosur për herë të parë që nga katastrofa e Çernobilit e vitit 1986.

Pema u vendos në sheshin qendror të qytetit fantazmë të Pripyat.
Dikur shtëpia e më shumë se 47.000 banorëve, rreth 3 km nga ish-uzina bërthamore, mbetet e shkretë për shkak të ndotjes nga rrezatimi. Ish-banorët u kthyen në qytetin e braktisur për të dekoruar pemën me foto familjare, si pjesë e një fushate të organizuar nga “Association of Chernobyl Tour Operators”, përcjell “Ora News”.
Disa prej tyre sollën edhe dekorime të orës si një simbol i rrjedhës së kohës dhe faktit që me kalimin e kohës qyteti nuk vdes, por ringjallet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerje e kohës për të arritur një koalicion me Lidhjen…