Bregasi: Edhe italianët si kosovarët s’e morën seriozisht koronavirusin, por ndaloni takimet (VIDEO)

17 mars 2020 | 00:39

Profesoresha universitare, Majlinda Bregasi, që po qëndron e mbyllur në Itali ka paralajmëruar se neglizhenca ndaj koronavirusit mund të kushtojë shumë shtrenjtë.

Ajo tha se siç po e sheh në rrjetet sociale as në Kosovë nuk po e marrin shumë seriozisht mbylljen nëpër shtëpia – si e vetmja zgjidhje që parandalon një katastrofë të mundshme të përhapjes së këtij virusi, njofton “Klan Kosova”.

“Italia është vendi që ka më shumë raste dhe ndoshta është në këtë vend për shkak se ka bërë shumë analiza. Italia e nënvlerësoi pak në fillim. Në fakt populli italian e nënvlerësoi, ashtu siç po shoh që po e nëvlerëson populli në Kosovë”.

https://youtu.be/IPF2EpBv6os

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy raste të reja janë pranuar në Klinikën Infektive të…