Bregu: Gjimnastet u paraqiten mirë në Slloveni

31 tetor 2018 | 11:12

Klubi i Gjimnastikës “Elita” nga Prishtina është duke hyrë në histori si klubi i parë që merr pjesë në garat ndërkombëtare.

Javë më parë ky klub mori pjesë në garën e mbajtur në Slloveni, kurse trajnerja shqiptare Abeliana Bregu, ka thënë se paraqitjen e Vilëza Zeqirit, Valëza Ramës, Amela Gërbeshit dhe Bora Hotit në Slloveni ka qenë e mirë.

“Të them të drejtën, më ka pëlqyer paraqitja e sportisteve në Slloveni. Në krahasim me aktivitetin e Italisë, ka pasur dallim dhe shumë ndryshime si për nga cilësia por, përveç disiplinës, trau i ekuilibrit që në Kosovë e ushtrojmë në traun e ekuilibrit që është 20 centimetra, kurse në garat jashtë shtetit është 1.25 centimetra dhe kjo fëmijën e ngarkon shumë nga ana psikologjike. Në disiplinat e tjera ka qenë paraqitje e mirë nga të katër vajzat”, ka thënë Bregu për “Epokën e re”.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpjekjet e shqiptarëve për të kërkuar azil në Bashkimi Europian…