‘Bregu i Diellit’, zona qendër, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm
03 shkurt 2019
| 11:22
Ilir Abdullahu, kryeshef i Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e lagjes Bregu i Diellit, zona qendër, gjatë ditës së sotme nga ora 08:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonen e lartëcekur është shpërthimi I tubit primar në orët e hershme të mëngjesit. Ekipet janë në terren për të bërë përpjekje për një riparim sa më të shpejt të tubit dhe kthimin e furnizimit me ujë”, ka shkruar Abdullahu në llogarinë e vet në “Facebook”.