Bregu i Fildishtë i bashkohet Nigerisë në finale
08 shkurt 2024
| 00:07
Bregu i Fildishtë ka kaluar në finale të Kupës së Afrikës pasi ka mposhtur Republikën Demokratike të Kongos, 1:0.
Një gol i yllit të Borussia Dortmundit, Sebastian Haller, në minutën e 65-të solli triumfin e nikoqirëve.
Ata në finale do të kenë punë me Nigerinë që fitoi ndaj Afrikës së Jugut.