Breitner: Kimmichi, si Lahmi
29 mars 2018
| 12:01
“Joshua Kimmich ka gjithçka çfarë i duhet për t’u bërë aq i mirë sa Philipp Lahm”.
Është ky mendimi i legjendës “bavareze”, Paul Breitner, i cili vlerëson shumë cilësitë e mbrojtësit, që po shkëlqen si me paraqitjet me klubin, ashtu edhe me kombëtaren gjermane. Që kur u tërhoq Lahm, pak nga pak 23-vjeçari duket se po e zëvendëson më së miri vendin e lënë nga 34-vjeçari.
Breitner beson se Kimmich nuk është ende 100 % një lojtar i kompletuar, pasi duhet të rritet edhe pak, por diçka të tillë do ta arrijë së shpejti.