Bremeni merr vendimin për Pizarron

18 maj 2019 | 21:50

Pas xhiros së fundit në Bundesliga, skuadra e Werder Bremen ka marrë vendimin për të ardhmen e Claudio Pizarro.

Sulmuesi veteran ka mbushur 40 vite tashmë, por ai ka arritur që të shënoj gol edhe në ndeshjen e fundit  të kampionatit gjerman. Pas ndeshjes së fundit të sezonit, Werder Bremen kanë konfirmuar se Pizarro do të mbetet pjesë e klubit edhe sezonin tjetër.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv, Frank Baumann, i cili ka thënë se lojtari do të nënshkruaj në ditët në vazhdim. Pizarro gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave si Bayern Munich e Chelsea.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë Antoinne Griezmann u dha lamtumirën fansave…