Bremeni nuk e lejon Rashicën t’i bashkohet Kosovës
30 gusht 2020
| 14:46
Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një lajm të keq para dy ndeshjeve të para në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.
Skuadra e Werder Bremenit nuk lejohen që Milot Rashica të vihet nën urdhrat e Bernard Challandes për shkak të frikës së infektimit me koronavirus.
“Duke parë situatën, kemi vendosur bashkë me lojtarët që të mos u bashkohen ekipeve të tyre kombëtare. Udhëtimi me kombëtaret mund t’i mbajë jashtë ndeshjes së turit të parë të Kupës së Gjermanisë dhe ne donim ta shmangnim diçka të tillë”, ka thënë drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.