Bremeni nuk e shet Rashicën në janar
03 dhjetor 2020
| 16:44
Werder Bremen nuk është në gjendje të shesë sulmuesin anësor nga Kosova, Milot Rashica, në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi i Kosovës ishte afër të nënshkruante në verë me klubin anglez, Aston Villa dhe atë gjerman, Bayer Leverkusen. Megjithatë, një gjë e tillë nuk u materializua dhe tanimë gjithçka ka ndryshuar në bindjen e drejtuesve të klubit gjerman.
Drejtori sportiv i klubit, Frank Baumann, ka thënë se askush nga ekipi, përfshirë edhe Rashicën, nuk do të largohet në janar. “Unë do të përjashtoja largimin e të gjithë lojtarëve tanë në dimër”, ka thënë Baumann për gazetën “Bild”.