Bremeni publikon statistikat e jashtëzakonshme të Milot Rashicës
Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ylli nga Kosova realizoi në ndeshjen e parë ndaj gjigantit gjerman Borussia Dortmund.
Por në përgjithësi viti 2019 ka qenë vit i jashtëzakonshëm për Rashicën te Werder Bremeni. Në 19 ndeshje sa ka luajtur deri më tani në vitin 2019, Miloti ka qenë i përfshirë në 14 gola. Nëntë herë ka realizuar vushtrriasi, derisa në pesë gola të tjerë ka asistuar. Këtë statistikë brilante të Milotit e ka publikuar faqja zyrtare e Bremenit në “Facebook”.
“Milot Rashica ka qenë i përfshirë direkt në 14 gola në 14 ndeshje në Bundesligë në 2019-n. 9 gola, 5 asistime. Jemi të lumtur që je rikthyer përsëri Milot”, ka shkruar faqja zyrtare e Bremenit.
https://www.facebook.com/werderbremenEN/posts/2466096890110492