Bremeni uron Kosovën për pavarësi
17 shkurt 2020
| 18:06
Gjiganti gjerman Werder Bremen përmes një postimi në gjuhën shqipe dhe në atë angleze në rrjetet sociale e ka uruar Kosovën për përvjetorin e pavarësisë.
Me një fotografi që përmban hartën e Kosovës e Rashicën dhe mbishkrimin: “Urime Dita e Pavarësisë”, Werderi e ka uruar vendin ballkanik për 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
“Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë”, ka shkruar klubi gjerman në “Facebook”, duke e vendosur pranë tij flamurin e Kosovës dhe një emotikon zemër me ngjyrën e kaltër.