Brenda 15 ditësh vendoset e ardhmja e Kumbullës

26 korrik 2020 | 23:14

Gara për Marash Kumbullën mbetet ende shumë e fortë. Mbrojtësi shqiptar nuk e di ende të ardhmen e tij me Interin dhe Lazion që duan ta rrëmbejnë për edicionin e ri. Presidenti i klubit, Maurizio Setti, foli për Radio Deejay në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

“Nuk e di nëse Kumbulla do të transferohet tek Interi apo te Lazio. Të shohim, do të jetë një garë e bukur deri në fund. Kemi marrë disa oferta për lojtarin, rëndësi ka që në fund të kënaqemi të gjithë: Marashi dhe klubi ynë. Duhet të prisni edhe pak, do të vendosim përfundimisht në lidhje me lojtarin në 10-15 ditët e ardhshme”, ka deklaruar numri një i klubit në lidhje me të ardhmen e Marash Kumbullës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën janë konfirmuar edhe 220 raste me Covid-19, edhe…