Brenda 24 orëve 224 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente
13 shkurt 2019
| 11:37
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 224 raste.
“Prej tyre, 42 pacientë në dhomën e kujdesit të avancuar emergjent, 62 raste kirurgjike, 77 raste internistike dhe 35 ortopedike. Po ashtu, kishte gjithsej 10 raste të aksidenteve në trafik dhe 10 ndërhyrje në dhomën e intervenimeve të vogla kirurgjike. Për trajtim të mëtejmë në klinikat e QKUK-së u pranuan 20 pacientë, 9 në degët kirurgjike, 10 në internistike dhe 1 në Ortopedi”, është thënë në njoftimin e Klinikes Emergjente.
/Epoka e re/