Brenda 24 orëve gjobiten 765 persona, nuk i respektuan masat anti-Covid
20 shtator 2020
| 11:45
Shumë qytetarëve në Kosovë u janë vendosur gjoba për mos përfillje të Ligjit anti-COVID-19.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve në gjithë vendin janë gjobitur 765 persona.
Kujtojmë se në muajin gusht ishte miratuar Ligji anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.
Gjoba për mos mbajtje të maskës është 35 euro, por nëse e bën pagesën brenda afatit tetë ditor, atëherë duhet të paguash 50 për qind te shumës së dënimit.