Brenda 24 orëve në Kosovë janë shëruar 165 pacientë nga Covid-19

16 shtator 2020 | 15:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë ka njoftuar së në 24 orët e fundit janë shëruar 165 pacientë nga koronavirusi.

Në njoftimin për medie, IKShPK-ja ka treguar se deri me sot numri i të shëruarve është 11 949 pacientë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëndije Mujaj njihej si një nga femrat shqiptare që nuk…