Brenda 24 orëve të fundit janë ngrehur 127 aktakuza
25 shtator 2019
| 15:50
Prokurori i Shtetit nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngrehur 127 aktakuza kundër 163 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë persona si dhe janë bërë tetë kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një kamioni “MAN”.
/Epoka e re/