Brenda 60 ditëve fillojnë punimet në autostradën Kijevë – Zahaq
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka mbajtur sot konferencë për media, në të cilën ka prezantuar projektit final të autostradës Kijevë -Zahaq nga Njësiti Mbikëqyrës dhe ai i konsulencës nga BERZH-i.
Lekaj ka bërë me dije se ky projekt fillon brenda 60 ditëve. “Brenda dy ditëve do të shpallet tenderi për ofertim dhe brenda 60 ditëve do të fillojnë punët”, ka thënë Lekaj.
Ky projekt i autostradës Kijevë – Zahaq kap shumën 238 milionë euro, dhe do të zgjatë 36 muaj.
Ministri Lekaj ka thënë se për herë të parë në historinë e infrastrukturës po ndërtohen gjashtë autostrada, raporton “Epoka e re”.
Kjo autostradë do t’i lidhë katër komuna, Istogun, Pejën, Gjakovën dhe Klinën.
Kurse Betim Reqica, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, i cili njëherësh është dhe udhëheqës i Njësisë për Zbatim të Projektit, ka thënë se projekti do të jetë i ndarë në tri lote.
Sa i përket kualitetit, ai ka pohuar se është e bazuar në standarde evropiane. “Kjo autostradë do t’i lidh katër komuna, Istog, Pejë, Gjakovë dhe Klinë”, ka thënë Reqica.
/Epoka e re – A. MAVRAJ/