Brenda avionit luksoz të Mbretit Charles (VIDEO)
Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë udhëtuar së fundmi në Kenia për një vizitë zyrtare pesëditore
Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë udhëtuar së fundmi në Kenia për një vizitë zyrtare pesëditore.
Çifti mbretëror fluturoi për në Nairobi me aeroplanin RAF Voyager që përdoret zakonisht nga zyrtarë të lartë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarë të familjes mbretërore.
Në “Instagram”, ekipi i mediave sociale të Charles dhe Camilla postuan një video nga brenda teksa çifti mbretëror udhëtonte. Në videon e shkurtër, Mbreti Charles III, 74 vjeç, mund të shihet duke shfletuar një bllok shënimesh nga komoditeti i sediljes së tij.
Mbretëresha Camilla, 76 vjeç ndërkohë, mund të shihet duke lexuar një bllok shënimesh të ngjashëm me një nuancë të thellë blu. Për udhëtimin me avion, Mbreti Charles III zgjodhi një këmishë blu dhe një kravatë dhe me një palë syze leximi.
Me elegancë, Camilla zgjodhi një këmishë të bardhë, një pulovër dhe një xhaketë sportive. Në videon e postuar, ishte shkruar: Mbreti dhe Mbretëresha fluturuan në Kenia sot përpara vizitës së tyre shtetërore që fillon nesër.