Brenda bunkerëve të “fundit të botës” të ultra të pasurve (Foto)

25 janar 2025 | 23:59

Një kompleks bunkerësh luksoz prej 300 milionë dollarësh, i krijuar për të mbrojtur klientët ultra të pasur nga fatkeqësitë, është zbuluar nga ekspertët e mbrojtjes dhe dizajnit.

E planifikuar të hapet në vitin 2026, kompania me bazë në Virxhinia, Strategically Armored & Fortified Environments (SAFE), thotë se bunkerët do të jenë në gjendje të strehojnë 625 njerëz dhe çmimi i një njësie “Project Aerie” do të jetë deri në 20 milionë dollarë.

Brenda bunkerëve të “fundit të botës” të

Pra, populli i thjeshtë nuk do ketë akses në një bunker të tillë për katastrofa bërthamore.

Kujtojmë se pasuria e miliarderëve u rrit me dy trilionë dollarë në vitin 2024 – ekuivalenti me 5.7 miliardë dollarë në ditë – ndërkohë që pabarazia globale arriti përmasa të paprecedentë, sipas një raporti të Oxfam International.

“Project Aerie”, i quajtur pas një vendi pushimi për zogjtë grabitqarë, do të ofrojë një rrjet bunkerësh banimi luksoz në 50 qytete të SHBA-së.

Brenda bunkerëve të “fundit të botës” të

Sipas faqes së tyre të internetit, objektet do të “sigurojnë mbrojtje të fuqishme kundër kërcënimeve më të rënda, duke përfshirë rrezatimin bërthamor dhe impulset elektromagnetike”.

Lokacioni i parë do të hapet në Virxhinia, pranë Uashingtonit, DC dhe do të kushtojë 300 milionë dollarë për t’u ndërtuar, duke strehuar 625 nga njerëzit më të pasur në botë në rast të një fatkeqësie globale.

Brenda bunkerëve të “fundit të botës” të

Çmimi i bunkerëve individualë do të jetë deri në 20 milionë dollarë për njësi. Klientët do të jenë në gjendje të hyjnë në fortesë sa herë që ndiejnë se siguria e tyre është në rrezik.

Kompleksi nëntokësor përfshin programe të kujdesit mjekësor dhe mirëqenies të mundësuar nga inteligjenca artistike. Ajo do të ketë gjithashtu restorante gustator, një pishinë të brendshme e të tjera.

Brenda bunkerëve të “fundit të botës” të

Duke përshkruar qendrat, SAFE shkroi: “Shërbimet e avancuara robotike ofrojnë kujdes mjekësor superior dhe kujdes urgjent, pavarësisht vendndodhjes.” Al Corbi dhe Naomi Corbi, themelues dhe president i SAFE, dhe drejtor i tyre i gatishmërisë mjekësore, folën për Realtor.com dhe përshkruan nivelet e ndryshme të anëtarësimit.

Paketa më e lirë mund të përballohet nga “drejtues mesatarisht të suksesshëm”, ndërsa niveli më i lartë, “Anëtarësimi në azil”, do të jetë i disponueshëm vetëm me ftesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar ditën e sotme në më…