Brenda burgut rus në Kherson

15 nëntor 2022 | 08:28

Britmat e grave ukrainase që goditeshin me elektroshok dhe përdhunoheshin nga ushtarët rusë janë disa prej gjërave që e karakterizojnë një burg rus në Kherson.

Një prej personave që ishin dëshmitarë të këtij terrori është Valeri i cili është torturuar në forma të ndryshme dhe rrahur derisa ka humbur vetëdijen.

Ai thotë se burgu që dikur menaxhohej nga rusët në qytetin e Khersonit, e që së fundmi u çlirua nga ukrainasit, njihej për përdhunimin e vajzave dhe grave ukrainase dhe rrahjen e vrasjen e burrave.

Më shumë se 180 të burgosur ishin futur në 20 qelitë e katit të dytë të këtij burgu, e ata që i mbijetuan më të keqes thonë se kishte grafitë me mbishkrimin “Zelensky, po vijmë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë një…