Brenda hambarit të avionit më të madh në Evropë, tash të shkatërruar
“Çdo ditë e më shumë kuptojmë se çfarë vendi të mrekullueshëm kemi, sa njerëz të mrekullueshëm jemi dhe sa fqinjë ziliqarë, për fat të keq, kemi.
Ëndrra është simbol i Ukrainës. E gjithë bota e duartrokiti, vetëm rusët ngritën dorë ndaj saj për ta shkatërruar.
Rusët duhej ta dinin se ëndrra e një populli të tërë të paepur për liri shihej që në ditën e parë. Prandaj, ukrainas, nuk ka asnjë arsye për të hequr dorë nga vendi. Kjo që ka ndodhur është, thjesht, një shtytje për ta bërë vendin edhe më të mirë.
Ëndrra nuk vdes kurrë. Errësira nuk do të fitojë asnjëherë”, ka shkruar një ushtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës i cili, pas tërheqjes së trupave ruse, ka vizituar aeroportin Hostomel dhe hangarin e avionit më të madh në Evropë të shkatërruar nga rusët.
/Epoka e re/