
Brenda hapësirave të Feronikelit gjendet një punëtor pa shenja jete
30 mars 2025
| 18:17
Një punëtor i sigurimit fizik është gjetur i vdekur brenda hapësirave të ndërmarrjes metalurgjike “Feronikeli” në Drenas.
Bëhet e ditur se i ndjeri është Asllan Zogaj.
Sipas burimeve të Gazetës, 62 vjeçari ka qenë punëtori i një kompanie private të sigurimit. Ngjarja ka ndodhur të dielën paradite.