“Brenda janë gjetur shishe me lëndë djegëse”, Bajqinovci jep detaje se si është djegur shtëpia

25 shtator 2024 | 10:52

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është djegur dje vila në Katunishtë të Podujevës. Policia e Kosovës ka nisur hetime për këtë rast. Deputeti Bajçinovci ka thënë se brenda në shtëpi janë gjetur shishe të karburanteve të hedhura dhe që dyshohet se është zjarrvënie.

“Shtëpia është djegur, brenda janë gjetur shishe të karburanteve të hedhura. Krejt xhamat komplet janë thërrmuar dhe janë hedhur nga presioni”, tha Bajqinovci.

Njoftimi i plotë i deputetit Bajqinovci:

Të nderuar miq,

Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intensive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intensive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt.

Me respekt, Mefaili

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën masa të rrepta sigurie, tre nga 45 të dyshuarit…