Brenda javës hiqen kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë
11 qershor 2024
| 16:12
Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin në pikën e kalimit të kufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në Qafë Morinës.
Ndryshe nga regjimi i lehtësuar pa kontrolle që aplikohet në Morinë, në Qafë Morinë autoritetet kufitare vijojnë ende me procedurat e verifikimit.
Në lidhje me këtë problematikë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se brenda kësaj jave edhe pikat e tjera të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë me regjim të lehtësuar pa kontrolle.
Ndërkohë edhe banorët e gjithë zonës kufitare në mes të Shqipërisë dhe Kosovës që është rreth 30 kilometra do të lejohen të kalojnë lehtësisht në territoret e dy vendeve duke shmangur procedurat e kontrollit kufitar.