Brenda këtyre ditëve do të gjendet zgjidhja për taksën
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka bërë me dije se partnerët e koalicionit qeverisës, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se taksa nuk do të paraqesë problem për funksionimin e koalicionit PAN dhe, sipas tij, nuk do të ketë luhatje në këtë drejtim.
Pajaziti ka thënë se cilido që të jetë fati i taksës, ajo e ka arritur efektin e vet dhe nuk do të ketë luhatje të partneritetit me ShBA-në.
Sa i perkat kërkesës për zgjedhje të reja, Pajaziti ka thënë se partitë opozitare nuk duhet të bëjnë fushata populiste, por pozitë e opozitë duhet të fokusohen në momentumin për zgjidhjen përfundimtare me Serbinë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së hënës të gazetës “Epoka e re”)