Brenda një dite në Indi u regjistruan 92 mijë raste të reja nga koronavirusi

20 shtator 2020 | 20:16

India raportoi 92 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 5.4 milionë.

Sipas medieve të huaja, sheti i Indisë konfirmoi rritjen më të lartë ditore që nga fillimi i muajit gusht.

India njëherësh është vendi i dytë në botë me më së shumti të infektuar, pas SHBA-së e cila ka regjistruar deri më tani 6.7 milionë të prekur.Bëhet e ditur se 1,113 njerëz vdiqën si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar shifrën e përgjithshme të viktimave në 86 mijë. Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në mbi 31 milionë. /Telegrafi/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes disa postimeve në rrjete sociale, këngëtarja e njohur shqiptare,…