Brenda një jave mbi 83 mijë persona udhëtuan përmes aeroportit të Prishtinës
Me liberalizimin e vizave që nga 1 janari është rritur edhe numri i personave që kanë udhëtuar jashtë Kosovës, por dhe atyre që kanë ardhur këtu për festat e fundvitit.
Për vetëm një javë, në mbi 83 mijë persona udhëtuar përmes aeroportit të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara. E njëjta ka bërë me dije se gjatë një jave janë realizuar 620 fluturime.
“83141 persona vajtje-ardhje kanë udhëtuar përmes aeroportit “Adem Jashari”. Janë realizuar 620 fluturime”, ka thënë Gara për “Reporteri.net”.
Kjo shifër patjetër që përfshinë një pjesë të madhe të mërgimtarëve të cilët ditët festive i kaluan pranë familjarëve të tyre.
Sa i përket lëvizjes lirshëm pa viza, qëndrimi në zonën Shengen nuk mund të zgjasë më shumë se 90 ditë, brenda periudhës 180 ditore.
Gjithashtu qytetarët nuk kanë të drejtë pune, pasi për punë duhet vizë tjetër. Edhe studimet e rregullta nuk mundësohen, sepse ajo tejkalon 90 ditëshin.