Brenda një muaji arrestohen 97 persona të kërkuar nga gjykatat kompetente
01 nëntor 2022
| 14:19
Policia e Kosovës në Pejë ka bërë me dije se nga 1 deri më 31 tetor ka realizuar 97 urdhëresa dhe urdhërarreste të lëshuara nga gjykatat kompetente.
Personat e arrestuar për vepra të ndryshme penale, janë dërguar në organet kompetente për të vazhduar me proceduara të mëtutjeshme ligjore.
“Njësitet relevante pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, nё bashkëpunim me organet e drejtësisë në vazhdimësi do të realizojnë urdhëresat e lëshuara nga gjykatat kompetent”, ka njoftuar policia.