Brenda pak minutash, digjen 5 banesa në Shqipëri
Një zjarr i madh ka përfshirë katër banesa në qytetin e Burrelit, të cilat ndodheshin pranë hotelit të ish-uzinës. Fillimisht, zjarri ka rënë në njërën nga banesat, e cila ka qenë në pronësi të shtetasit Sokol Skilës, e cila është djegur plotësisht. Por duke qenë se banesat kanë qenë me çati të përbashkët, flakët janë përhapur edhe në tre banesat e tjera që janë djegur pjesërisht.
Pas djegies së banesave, autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar. Brenda pak minutave, zjarri u vu nën kontroll dhe arritit të shuhej plotësisht, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Mbrëmjen e kësaj të premteje, nga zjarri u përfshi edhe një banesë në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Gjatë kohës që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë 5 persona mes tyre dhe një fëmijë të cilët kanë arritur të dalin në kohë pa u lënduar.
Sipas banorëve të fshatit, familja Alinj është në një situatë të vështirë ekonomike dhe jetojnë me pension dhe bujqësi ndërsa kanë vetëm një djalë që punon si puntor lavazhi.
Dëmet në banesë kanë qenë të mëdha por fatmirësisht pa të lënduar. Në vendngjarje është policia që po heton shkaqet e zjarrit, ndërsa nesër priten edhe specialistët e emergjencave për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe për të ndihmuar familjen në riparimin e banesës.