Brenda pesë minutave, dy plaçkitje me armë zjarri në Pejë (Foto)

04 shkurt 2019 | 21:01

Në qytetin e Pejës kanë ndodhur dy plaçkitje me armë zjarri brenda pesë minutave, që dyshohet se janë kryer nga i njëjti person.

Plaçkitja e parë u zhvillua rreth orës 17:55 në filialin e ‘Western Union’, ku i dyshuari ka arrit t’i marr viktimës rreth 4500 euro.

Ndërsa plaçkitja e dytë është zhvilluar rreth orës 18:00 në bankën ‘IUTE Credit’ në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Rastin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, së…