Brenda pesë minutave ndodhin dy aksidente me fatalitet në Shqipëri

11 gusht 2024 | 12:39

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura në Shqipëri, në vende të ndryshme por në vetëm 5 minuta diferencë kohore.

Njëri nga aksidentet ndodhi në Fier e tjetri në Koplik, raporton A2 CNN.

Në fshatin Topojë, përgjatë aksit Fier-Seman një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar që ishte banor i zonës.

Ai është përplasur nga makina teksa po udhëtonte me motomjetin e tij.

Ndërsa, në Koplik viktima është një 66 vjeçar, i cili po lëvizte me motorçikletë në aksin rrugor Koplik-Bajzë kur u përplas nga një automjet.

Aksidenti në Fier ndodhi sot në 10:50, ndërsa ai në Koplik pesë minuta më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani synon të bëjë lëvizjet e fundit në merkaton e…