Brenda qershorit pritet të vaksinohen 6.8 milionë hungarezë

16 shkurt 2021 | 13:37

Grupi i parë me 500 000 doza të vaksinave kineze kundër koronarovirusit te prodhuara nga Sinopharm është nisur nga Pekini dhe do të mbërrijë në Hungari në mbrëmje. Në total Hungaria ka blere 2.5 milion vaksina nga kompania kineze. Sinopharm, vaksina kineze është goditja e dytë pas blerjes disa ditë më parë të vaksinave ruse Sputnik V që qeveria e Viktor Orban ka urdhëruar në mënyrë të pavarur nga skema e prokurimit në të gjithë BE-në.

Hungaria pret të marrë këtë muaj edhe 600 000 doza të vaksinës ruse Sputnik V që së bashku me vaksinat kineze, do të jenë të mjaftueshme për të vaksinuar 6.8 milion njerëz deri në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Rregullatori kombëtar i barnave në Hungari, i ka miratuar të dy vaksinat, atë ruse dhe atë kineze për përdorim kundër koronavirusit, duke hedhur poshtë autoritetin e Agjencisë Evropiane të Barnave dhe duke shfrytëzuar pavarësinë në vendimmarrje  në kushte emergjence. Opsion që, askush tjetër nga shtetet anëtare të BE-së nuk ka zgjedhur deri më tani ta përdorë. BE synon për vaksinimin e 70 për qind të të rriturve deri në fund të verës, larg performancës së Izraelit dhe Mbretërisë  së Bashkuar.

Duke i bërë jehonë udhëheqësit reformist kinez Deng Xiaoping, kryeministri Viktor Orban tha se, “nuk ka rëndësi nëse macja është e zezë apo e bardhë, për sa kohë që kap minj, prandaj jemi duke përdorur vaksinat perëndimore dhe lindore”.

Kryeministri hungarez  shtoi se ai personalisht do të zgjidhte të merrte vaksinën kineze, pasi i besonte më shumë se të tjerave.

Orban ka kritikuar BE për tendencën e saj të tepruar në marrjen e vaksinave që kanë kosto të ulët sepse paratë nuk janë të parëndësishme, por dytësore në krahasim me jetën. Në muajin nëntor Brukseli e paralajmëroi Hungarinë kundër përdorimit të vaksinës ruse por Budapesti nuk hoqi dorë nga Moska.

Federata ruse ka hedhur poshtë shqetësimet mbi transparencën e të dhënave nga testet e vaksinës së saj në Sputnik V dhe ka këmbëngulur se kjo vaksine është e sigurt dhe më shumë se 90 për qind efektive.

Politika kombëtare ka të ngjarë të luajë gjithashtu një rol në shpejtësinë e vaksinimit të popullsisë pasi hungarezët kanë zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. Sondazhet e fundit tregojnë se partia Orban’s Fidesz rezulton pothuajse e barabartë në përkrahje me opozitën, e cila planifikon të bashkohet në një listë të vetme me kandidatë për deputetë.

Një koalicion i pazakontë i liberalëve, socialistëve dhe ekstremit të djathtë për të larguar nga pushteti kryeministrin Orban./klnatv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj…