Brenda qytetit të braktisur, aty ku besohet se ka…“fantazma” (Fotot)
30 tetor 2019
| 12:50
Ish-qyteti i minierave të arit në Bodie ka gati 70 vjet që është braktisur. Përpos faktit që në atë vend u mbyll miniera, banorët thuhet se e braktisën qytetin pasi aty ka pasur raportime për fantazma.
Në këtë qytezë të braktisur ka ende pothuajse 200 struktura që qëndrojnë “në këmbë”, dhe vizitorët mund të enden nëpër rrugët e shkreta ose të eksplorojnë ndërtesa të tilla si kisha, shtëpi dhe disa ndërtesa të tjera publike.
Madje, shtëpitë kanë ende mobiljet e tyre, imazhet në mure dhe enët e shtruara.