Gota të thyera, tavane të plasaritura dhe dritaret e mbushura me papastërti, kjo është gjithçka që shihni kur hyni në këtë restorant të braktisur nga vitet 1950.
Kjo video u regjistrua nga një përdorues i rrjeteve sociale, i cili e ka hedhur klipin në TikTok, duke shokuar përdoruesit e rrjeteve sociale.
Videoja e cila është pëlqyer nga mbi 4.8 milionë njerëz ju çon brenda restorantit të viteve 1950 ku mund të shihni pjatat, gotat dhe tasat e mbetura në tavolinë.
I gjithë vendi do t’ju bëjë të ndiheni sikur ka qenë i ngrirë gjatë gjithë kohës pasi asgjë nuk duket se ka lëvizur.
Kuzhina dhe karriget janë në gjendje të rrënuar me gjithçka që gjendet mbi tavolinë dhe që nuk është prekur me dorë që në momentin që është braktisur.
Shtresat e papastërtisë mbulojnë dyshemenë ndërkohe qe dikush ecën praktikisht brenda restorantit. Nga pamjet nuk është e qartë se ku ndodhet lokali.
Një nga ushqimet më intriguese nga restoranti ishte menuja e saj. Tabela e menusë kishte vetëm një të veçantë dhe është e vështirë të imagjinohet se çfarë thoshte. Në menu shkruhej: “Specialiteti për sot: Lopë”