Brenda shtatë ditësh e marrim lejen për ndërtimin e Xhamisë së Madhe

20 maj 2020 | 10:43

Për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë flitet, së paku, që dhjetë vjet. Disa projekte për të qenë bërë nga arkitektët me më famë botërore, por qenë refuzuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Kur e zgjodhi një prej disa të propozuarve, më 8 tetor të vitit 2012 e vuri edhe gur themelin e saj afër Postës së Madhe në Prishtinë. Por, që tetë vjet polemikat për ndërtimin e saj s’kanë pushuar kurrë, sidomos në kohë ramazani dhe ditë bajrami. E, më në fund, ka shpresë që fjalët të kthehen në vepra. Në një intervistë dhënë në RTK, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se brenda shtatë ditësh pritet të nisë edhe ndërtimi i kësaj xhamie.

“Sot, bash sot kam shpresu që do t’më thërret kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmneti, se në parim jemi marrë vesh që në Natën e Kadrit të jipet leja për ndërtimin e Xhamisë së Madhe por, sipas një dëgjimi, brenda 7 ditësh Kuvendi Komunal do ta lëshojë lejen për ndërtim. Të gjitha janë rregullu, vetëm pandemia ka qenë në pyetje. Pas pandemisë unë dëshiroj të falënderoj shumë edhe Ahmetin dhe administratën komunale që s’kanë asnjë faj pse është vonu deri sot fillimi i ndërtimit”, ka thënë Tërnava, i cili ka treguar se projekti komplet është dorëzuar në fillim të ramazanit.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar punimet e rikonstruktimit të rrugës “Xheladin Hana” në…