Brenda shtëpisë që doli në shitje për 1.3 milionë dollarë
Një shtëpi, e vlerësuar si më e ngushta në Londër ka dalë në shitje për 1.3 milionë dollarë. Sipas agjensisë së pasurive të patundshme, Winkworth, shtëpia është vetëm 6 metra e gjerë dhe ka një sipërfaqe prej 1.034 metra katrorë.
Prona, e cila dikur shërbente si një dyqan kapelesh ndodhet në perëndim të Londrës. “Është e çuditshme, e këndshme dhe e shkëlqyer për t’u argëtuar. Filloi si një dyqan kapelesh dhe më vonë u ndryshua nga një fotograf mode,” tha David Myers, agjenti i Winkworth.
Niveli i bodrumit ka një kuzhinë, një dhomë ngrënie dhe dyer qelqi ndërsa kati i parë përmban një dhomë pritjeje, ndërsa kati i tretë përmban një banjo, një dhomë zhveshjeje dhe një dush. Shtëpia mund të duket e çuditshme, por nuk është dhe aq për vende si Vietnami, Holanda dhe Japonia ku toka taksohet nga gjerësia.