Brenda këtij viti Fushë Kosova do të ketë furnizim me ujë 24 orë

07 qershor 2018 | 13:59

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka paralajmëruar se me investimet që do të bëhen së shpejti në rrjetin e ujësjellësit, komuna e Fushë Kosovës brenda vitit do të ketë furnizim me ujë 24 orë.

Këto komente ministri Lluka i ka bërë të enjten gjatë vizitës në Komunën e Fushë Kosovës.

Ministri Lluka në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar edhe nga drejtorit i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, me ç’rast me kryetarin e komunës, Burim Berisha, kanë diskutuar për furnizimin e rregullt me ujë për këtë komunë dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State në finalen e tretë të “play-off”-it ka fituar…