Brescia e pakënaqur me Balotellin, kjo pritet të jetë skuadra e re
27 mars 2020
| 11:27
Mario Balotelli u afrua me bujë te Brescia në merkaton e verës, por duket se aventura e tij në këtë ekip do të zgjasë vetëm një sezon.
Sulmuesi nuk ka bindur aspak me paraqitjet e tij dhe sipas mediave italiane do të largohet në merkaton e ardhshme.
Italiani ka shënuar vetëm 5 gola në 19 ndeshje dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve. Gjithashtu edhe sjellja e Balotellit ka bërë që te Bresha tani të mendojnë për largimin e tij dhe për të gjetur një zëvendësues tjetër.
Në këtë situatë agjenti i lojtarit, Mino Raiola po kërkon një skuadër tjetër për lojtarin e tij dhe së fundmi thuhet se interes ka shfaqur Galatasaray e cila mund të jetë skuadra e radhës që merr shërbimet e sulmuesit italian.