Brescia kërkon ish-lojtarin e Milanit
31 maj 2019
| 12:05
Futbollisti i njohur japonez, Keisuke Honda mund të rikthehet në Itali. 32-vjeçari e mbylli bashkëpunimin me Melbourne Victory dhe është në rikthim të një skuadre të re.
Skuadra e Brescias mund të jetë skuadra e radhës e japonezit. Sipas “Brescia Oggi”, drejtuesit e klubit kanë filluar kontaktet e para me ish-lojtarin e Milanit.
Eksperienca e Hondës vlerësohet shumë nga skuadra italiane që ka si qëllim të arrije mbijetesën në Serie A. Prej gati një viti, krahas futbollit të luajtur, Honda ka qenë gjithashtu trajneri i kombëtares së Bolivisë.