Brescia konfirmon se Balotelli do të largohet
Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, e ka pranuar se Mario Balotelli do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, duke thënë se klubi është i zhgënjyer me sulmuesin italian.
Në javën e fundit u raportua në mediat italiane se Balotelli nuk kishte shkuar fare në stërvitje apo po ushtronte i ndarë nga bashkëlojtarët e tij.
Duke folur për mediat italiane të mërkurën vonë, Cellino konfirmoi se Balotelli nuk e ka më mendjen në Brescia.
“Ai është djalosh i çuditshëm. Ai nuk e ka mendjen tek ne më dhe unë nuk ia di rëndësinë largimit të tij”, ka thënë Cellino.
“Kontrata e tij shfuqizohet automatikisht nëse në biem në Serie B, prandaj sipas të gjitha gjasave ai do të jetë lojtar i lirë sezonin e ardhshëm, duke e parë gjendjen në të cilën jemi”, shtoi ai.
“Ne e toleruam atë, disa herë e lejuam të stërvit me ritëm të ulët… jemi të zhgënjyer me të, mbase edhe ai do të jetë po ashtu”, theksoi ai.