Brescia shkarkon Corinin
04 nëntor 2019
| 12:01
Një tjetër trajner i shkarkuar në Serinë A. Bëhet fjalë për Eugenio Corinin. Humbja e djeshme ndaj Veronës, ka rezultuar fatale për teknikun e Brescias, i cili mori drejtimin e “dallëndysheve” një vit më parë, teksa u shkarkua nga drejtuesit për rezultatet të dobëta.
Humbja ndaj Veronës ishte e treta radhazi për Brescian, e cila në 11 javë kampionat ka arritur të sigurojë vetëm 7 pikë.
Alternativa e mundshme për të zëvendësuar Korinin është trajneri uruguaian Diego Lopez, i cili në të kaluarën ka drejtuar Cagliari dhe Bolognën.