Brescia shkarkon Corinin
05 shkurt 2020
| 16:02
Eugenio Corini është trajneri i radhës që shkarkohet nga klubet e Serisë A. Brescia, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka zyrtarizuar largimin e 49-vjeçarit për shkak të rezultateve të dobëta.
“Brescia komunikon se ka shkarkuar Eugenio Corinin nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë. Shoqëria falënderon mister Corinin dhe stafin e tij për profesionalizmin, dedikimin që kanë treguar”, thuhet në njoftimin e klubit italian.