Breshëri molotovësh ndaj Bashkisë, opozita kërkon me zjarr dorëheqjen e Veliajt
28 maj 2024
| 12:46
Me një breshëri të shtuar bombash molotov, opozita ka përshkallëzuar protestën e saj ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Dhjetëra bidonë të mbushur me lëndë djegëse janë hedhur, këtë të martë, në drejtim të godinës së Bashkisë, duke vënë në vështirësi punonjësit e policisë dhe ata zjarrfikës.
Situata është menaxhuar pas disa minutash, teksa kishte dhe protestues që hodhën sende të forta, vezë e mollë drejt Bashkisë.
Edhe këtë herë policia kishte marrë masa shumë të forta policie dhe ka kërkuar herë pas herë nga të pranishmit që të vetëpërmbahen.
Prej disa javësh, tashmë Aleanca për Teatrin, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë mblidhen përpara bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj./A2Cnn